VËLLEZËRVE IU SHKRUMBUA SHTËPIA NGA FLAKËT,RRËFEJN MJERIMIN: KEMI 5 VITE QË JETOJMË PA DRITA, NUK E DI SI E HARRUAM KËTË QIRI NDEZUR

Mbrëmjen e sotme në Korçë një shtëpi dy-katëshe ku jetonin 3 vëllezër është shkrumbuar nga flakët.Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Muzeut Arkeologjik, pas Katedrales së qytetit, ndërkohë që fatmirësisht nuk ka patur të lënduar.
Njëri nga 3 vëllezërit ka folur për Report Tv, ku ka treguar edhe mjerimin në të cilin jetonin. Ai ka thënë se kanë 5 vite që jetojnë pa drita pasi shteti ua ka prerë, ndërsa shtoi se jetojnë me qiri, që u bë edhe shkaku i rënies së zjarrit.

“Ne kemi 5 vjet që nuk kemi drita dhe që jetojmë në këtë shtëpi. Nuk e di tani si harruam këtë qiri ndezur. Jemi shumë të frikësuar se jemi dhe jashtë.Kërkojmë nga shteti të na fusi në një vend dhe të na ndihmojë të kalojmë në një shtëpi”, tha ai.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.