Milani i papermbajtshem, mposhten edhe Napolin në tranferte ne kuader te javës se tetë në Serie A me rezultat 3-1.Dopieta e bomberit Zllatan Ibrahimoviç dhe goli në sekondat e fundit nga talenti Hauge, i dhuruan 3 pikë të arta kuqezinjve.Rossonerët e filluan mjaft mirë takimin, duke kaluar në epërsi pas vetëm 20 minutash lojë.Ishte Theo Hernandez që dhuroi një asistim perfekt për Zlatan Ibrahimovicin, që shënoi një gol të bukur me kokë.Në 45 minutat e dytë, Milani ishte sërish më kërkues dhe në minutën e 54-të, ishte sërish sulmuesi suedez që shënoi,ndersa Ante Rebic ishte në rolin e asistuesit.
Një minutë pas golit të tyre, napolitanët mbetën me një lojtar më pak në fushë, pasi Tiemoue Bakayoko pranoi edhe kartonin e dytë të verdhë, për t’u përjashtuar nga takimi.Deri në fund, Milani arriti të shënonte edhe një herë me anë të Jens Hauge që shënoi në minutën e 90+5, për t’i marrë kështu tri pikë të plota në stadiumin San Paolo.
Pas javës së tetë, Milani është lider me 20 pikë, Napoli në të gjashtin me 14 pike.
Në javën e nëntë, Rossonerët do të takohen me Fiorentinën.
FT: NAPOLI-MILAN 1-3
Mertens 63′ / Ibrahimoviç 21′ , 55′ , Hauge 90+4′

