Skënderbeu luajti ditën e sotme ndaj Kastriotit në shtëpi, në ndeshjen e vlefshme për javën e katërt në Kategorinë Superiore.Kuqebardhet kishin nje organikë, te përgjysmuar ku tetë futbollistë kanë probleme dëmtimesh apo nuk janë rikuperuar ende nga lëndimet e pasura.Nje ndeshje kjo,per tu harruar pasi edhe ne momentin me te mire kur pjesa e dytë nisi me shume raste per shenim,dhe kur kerkohej kthesa dhe fitorja,ndeshkohet me karton te kuq Mensah.Golin e vetëm bardhekuq e shënoi Armah 90+3’.
Skenderbeu vinte në këtë përballje pas fitores 0-2 ndaj Bylisit ne transferte, ndërsa Kastrioti pas barazimit 1-1 në shtëpi ndaj Apolonisë .
⏱ FT’ |SKËNDERBEU-KASTRIOTI 1-2
93’Armah.S -De Silva 39′, Okebugu 61′
61′ GOOOOL KASTRIOTI 0-2/ Krutanët në avantazh të dyfishtë.
55′ Skënderbeu me 10 lojtarë. Mensah ndëshkohet me karton të kuq për goditje me shkelm ndaj futbollistit Husein. Një veprim anti-sporti i sulmuesit bardhekuq, që nuk është toleruar aspak nga gjyqtari.
39′ GOOOOL KASTRIOTI 0-1/ Zhbllokohet sfida.
Formacionet zyrtare:
Skënderbeu: Dajsinani, Vitija, Bicaj, Qaqi, Vangjeli, Mara, Armah, Dovuna, Berisha, Pusi, Mensah. Trajner: J. Ahmataj
Kastrioti: Hidi, Husein, Bojom, Çela, Prodani, Mehmeti, Okebugu, Plaku, Rezi, Bardhi, Devid. Trajner: R. Ndreu

