ZYRTARE/Percaktohet grupi i Shqiperise per Kupën e Botës 2022

UEFA përcaktoi që kuqezinjtë të vendosen në vazon e katërt për shortin e eliminatoreve të Kupës së Botës “Katar 2022”. Skuadra e Edi Rejas ndodhet në këtë vazo së bashku me Bosnje-Hercegovinën, Slloveninë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Bullgarinë, Izraelin, Bjellorusinë dhe Luksemburgun.

Kosova është lënë në vazon e pestë me Armeninë, Kazakistanin, Lituaninë, Qipron, Armeninë, Ishujt Faroe, Azerbajxhanin, Letoninë dhe Andorrën. Ekziston mundësia që kuqezinjtë dhe “Dardanët” të përballen për herë të parë në histori mes tyre në një ndeshje kompetitive. Ndarja e ekipeve kombëtare europiane për shortin e eliminatore të Botërorit “Katar 2022” është kryer duke u bazuar te renditja e ekipeve sipas klasifikimit në FIFA.Më poshtë ju sjellim ndarjen e të gjitha kombëtareve europiane për shortin e ndeshjeve kualifikuese të Botërorit të ardhshëm.

Vazo 1: Belgjikë, Francë, Angli, Portugali, Spanjë, Itali, Kroaci, Danimarkë, Gjermani, Holandë.

Vazo 2: Zvicër, Uells, Poloni, Suedi, Austri, Ukrainë, Serbi, Turqi, Sllovaki, Rumani.

Vazo 3: Rusi, Hungari, Irlandëm Rep.Çeke, Norvegji, Irlandë e Veriut, Islandë, Skoci, Greqi, Finlandë.

Vazo 4: Bosnje-Hercegovinë, Sllovani, Mali i Zi, Maqedoni e Veriut, SHQIPËRI, Bullgari, Izrael, Bjellorusi, Gjeorgji, Luksemburg.

Vazo 5: Armeni, KOSOVË, Qipro, Ishujt Faroe, Azerbajxhan, Estoni, Kazakistan, Lituani, Letoni, Andorra.

Vazo 6: Maltë, Moldavi, Lihteshtejn, Gjibraltar, San Marino.