Shifra të larta nga Covid në Greqi. Në 24 orët e fundit në vendin fqinj kanë humbur jetën nga Covid 121 persona dhe janë konfirmuar 1,747 raste të reja,nga të cilat 2 janë identifikuar në pikat kufitare.Rastet më të shumta janë shënuar në Selanik me 486 raste dhe Atikë me 273 raste në një ditë.
Kujtojmë që deri më tani në Greqi 2223 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi, ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 103034.
Aktualisht në intubim ndodhen 606 pacientë të infektuar.
