Lajm i fundit/Makina përplas për vdekje këmbësorin

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi raportohet se ka ndodhur në autostradën Lezhë – Milot, pasditen e kësaj të diele.Ngjarja ka ndodhur në vendin e njohur si Ishull-Lezhë.Mësohet se viktima i identifikuar si Gjon Kola, 65 vjeç, është përplasur nga një makinë, teksa ecte në këmbë.Kola është pronari i një hoteli pranë vendit ku ndodhi aksidenti. Pavarësisht ndihmës së parë që është tentuar ti jepet Kolës, biznesmeni ka ndërruar jetë pa mundur që të transportohet për në spital.Ndërkohë në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta policie të cilët po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të plota të aksidentit.

Në harkun kohor të dy javëve, katër aksidente janë shënuar në të njëjtin vend, duke e bërë këtë aks ndër më problematikët në vend.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.