Raportohet se i ka dhënë fund jetës në mënyrë tragjike shtetasi Leonard Shabani nga Rrësheni. 60-vjeçari ishte shtruar prej 10 ditësh te “Shefqet Ndroqi”, pasi ishte infektuar me koronavirus, por gjendja e tij shëndetësore ishte përkeqësuar.Ai është hedhur nga dritarja e dhomës së tij, në një moment kur lëvizjet e mjekëve kanë qenë të reduktuara.Mësohet se 60-vjeçari kishte punuar si shofer policie në vitet ’90 por më pas është larguar nga detyra.Nga 5 pacientë me Covid-19 që janë vetëflijuar duke u hedhur nga spitali, 4 janë vetëm në “Shefqet Ndroqi” dhe një është në Spitalin Infektiv.
“Miku i Leonard Skabona: E kam njohur rreth viteve 97-98, ka qenë një periudhë kohe oficer Policie, ka qenë një burrë me sjellje shumë korrekte, shumë normale. Nuk e di se cilat kanë qenë shkaqet e kësaj ngjarje, po di që pasi është larguar nga puna, dhe më pas është divorcuar me bashkëshorten. Këto kohët e fundit ka jetuar vetëm, pasi bashkëshortja dhe fëmijët kanë ikur në Greqi”, shprehet i njohuri i Skabonës për Fax News.

