Çmendet’ moti, erë e fortë dhe reshje shiu pasdite ne Shqiperi. Shkaktohen përmbytje në Kroaci dhe Itali (FOTO)

Shqipëria pasdite do të përfshihet nga reshjet e shiut fillimisht në jugperëndim dhe gradualisht në të gjithë vendin ku në zonat malore do ketë reshje dëbore.Por moti nuk do të përkeqësohet vetëm në Shqipëri. Emergjencat civile në Greqi kanë vendosur alarmin duke qenë në gatishmëri për stuhinë që parashikohet që të godasë vendin fqinj.Mediat greke shkruajnë se vendi do të përfshihet nga një stuhi me reshje të dendura shiu, breshër, por edhe dëborë. Megjithatë, po sipas medieve në Athinë, moti i keq do të zgjasë vetëm disa orë, mbrëmjen e sotme deri nesër në orët e para të mëngjesit, pasi më pas pritet një përmirësim.

Nga moti i keq nuk po gjen qetësi as Italia dhe Krocia qe janë përfshirë nga moti i keq këtë të dielë.Siç raportojnë mediat vendase, vendet janë përfshirë nga reshje të dendura shiu, stuhi dhe erëra të forta.Mediat italianë bëjnë me dije se 411 persona, ekip i zjarrfikëses janë vënë në dispozicion në Belluno, Vicenza, Treviso dhe Venecia.Bëhet me dije se në Modena, lumi Panaro është i tejmbushur dhe, në zonën midis Gaggio dhe Nonantola, është duke u bërë evakuimi i banorëve.

Sakaq, era e fortë ka goditur zonën e Spilit në Kroaci. Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje në disa zonë, ndërsa pritet që gjatë mbrëmjes të ketë reshje të shumta që do të ngrejë edhe nivelin e detit.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.