Protestuesit sulmojnë Ministrinë e Brendshme, hidhet gaz lotsjellës edhe tek Kryemistria

Protesta për vrasjen e Klodian Rashës vijon teksa protestuesit kanë lënë kryeministrinë për t’u rikthyer tek Ministria e Brendshme.Forcat Speciale dhe policia kanë zmbrapsur me spraj dhe gaz lotsjellës protestuesit para Kryeministrisë. Ndërkohë, situata vijon të jetë e tensionuar, teksa qindra protestues kanë tentuar të hapin dyert e Kryeministrisë.Ata kanë qëlluar me sende të forta efektivët e policisë, si dhe kanë thyer dyert e godinës, në tentativë për të hyrë brenda, por janë zmbrapsur nga Forcat Speciale, që kanë mbërritur para Kryeministrisë, duke e rrethuar godinën.

Protestuesit janë rikthyer për të sulmuar godinën e Ministrisë së Brendshme, ashtu siç bënë pak orë më parë.Në fakt disa protestues kanë mbetur ende tek kryeministria, por shumica ndodhet tek Ministria e Brendshme tashmë për të vijuar protestën.Forcat e rendit kanë hedhur gaz lotsjellës, kur protestuesit tentuan të hapin derën kryesore.


Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.