HUMB JETËN NGA COVID-19 NJË TJETËR PEDAGOG

Profesori i Fakultetit të Mjekësisë Veterinare, Selim Luku ka humbur jetën si pasojë e koronavirusit.Lajmin e ka konfirmuar në faqen zyrtare në rrjetin social, Shoqata Veterinare Shqiptare.Prof. Dr Selim Luku është një prej pedagogëve më afatgjatë në Universitetin e Bujqësor të Tiranës.

Postimi i plotë:

Lamtumire Prof. Selim LukuProfesori i Fakultetit te Mjekesise Veterinare Selim Luku, i shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi” nuk mundi ti mbijetojë CoViD19.Prof. Dr Selim Luku është një prej pedagogëve më afatgjatë në Universitetin e Bujqësor të Tiranës, Fakulteti i Mjekësisë Veterinare.Janë me mijëra studentët që prej tij kanë marrë bazat e histologjisë dhe të anatomisë. Mirënjohje për veprën tuaj Profesor.Të qoftë e lehtë lëndina përhershme Profesor dhe të prehesh në Parajsë!

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.