Tirane :Sot pritet që për të gjashtën ditë radhazi të mblidhen qytetarët për të protestuar për vrasjen e Klodian Rashës, nga efektivi i policisë. Pas dorëheqjes së Sandër Lleshajt, nga posti i Ministrit të Brendshëm, tashmë ata kërkojnë edhe largimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.Ende situata paraqitet e qetë, ndërsa forcat e rendit kanë marrë masat dhe janë vendosur në vende të ndryshme.
Policia që është vendosur në sheshin Skënderbej po bën verifikimin e të rinjve që hyjnë në shesh, ndërsa është shprehur e vendosur që do të zbatohen masat anti COVID dhe nuk do të lejohet asnjë grumbullim.

