Meteorologia Bani parashikon motin në fundjavë: Temperaturat nuk do ndryshojnë

Moti gjatë fundjavës do të jetë i kthjellët përgjithësisht, por pasditja e të shtunës dhe të dielës do të sjellë shtim të vranësirave. E diela pasdite pritet të sjellë dhe shira të izoluar kryesisht në zonat Jugperëndimore. Meteorologia e Meteoalb Adiola Bani tregon se temperaturat në fundjavë do të mbeten konstante, të pandryshuara.

Adiola Bani :

Dita sot ka nisur me mot të kthjellët, situatë që do vijojë deri në mesditë ku presim shtim të vranësirave në të gjithë territorin shqiptar. Po ashtu dhe dita e nesërme do të nisë me mot të kthjellët por mesdita dhe pasditja do sjellin shtim të vranësirave, situatë që vijon dhe gjatë të dielës.E diela në pasdite sjell zhvillim të vranësirave në zonat jugperëndimore ku pritet dhe ndonjë shi i izoluar dhe në sasi shumë të paktët. Për sa i përket temperaturave të ajrit, gjatë ditës së sotme vlerat termike janë luhatur nga minus 1 në 15 gradë Celsius. Pritet që dhe gjatë fundjavës vlerat termike të mos pësojnë ndryshime gjatë mëngjesit dhe gjatë mesditës, do mbeten thuajse konstante.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.