COVID 19 GREQI / JA SA RASTE JANE REGJISTRUAR

Greqia vijon të raportojë numër të lartë të viktimave dhe rasteve të reja me COVID-19. Autoritetet shëndetësore bëjnë më dije se në 24 orët e fundit janë regjistruar 901 raste të reja dhe 58 viktima nga koronavirusi.Numri i viktimave ditën e sotme ka pësuar ulje krahasuar me një ditë më parë, në të cilën u regjistruan 96 humbje jete, ndërkohë edhe rastet e reja pësuan ulje të vogël në raport me dje.

Numri i pacientëve të shëruar në 24 orët e fundit është 534. Numri total i rasteve të koronavirusit që nga fillimi i pandemisë në Greqi ka arritur 130485, ndërkohë që numri i viktimave në total është 4102.Sipas autoriteteve, situata vijon problematike në rajonin kryesor, Attica me 223 raste të reja teksa tre komuna perëndimore janë futur në masa të rrepta kufizuese, ku po ashtu edhe Selaniku ka regjistruar 159 raste.

Qeveria greke së fundmi ka ndërmarr masa të reja për sa i përket COVID-19 dhe festave të fundvitit, duke kufizuar sa më shumë të jetë e mundur qytetarët dhe grumbullimet e mundshme gjatë festave.Me sytë nga BE për vaksinën, Greqia pret që vaksinimi në shtetin helen të filloi para fundit të 2020.