LAJM I FUNDIT/ Humb betejën me koronavirusin ish-ministrja e Bujqësisë, Themie Thomai

Ish-Ministrja e Bujqësisë dhe anëtarja e Komitetit Qendror të PPSH-së, Themie Thomai ka humbur betejën me koronavirusin.Ish-ministrja Thomai u nda nga jeta në moshën 75-vjeçare, pas komplikacioneve që i shkaktoi COVID-19, nga i cili ishte prekur prej ditësh.Themie Thomai është ministrja e Bujqësisë më jetëgjatë e çdo qeverie të Shqipërisë.

Ajo u emërua në këtë post në vitin 1975 dhe e mbajti deri në vitin 1988. Po ashtu Thomai ka qenë përveç roleve të mëparshme në bujqësi edhe anëtare e Komitetit Qendror të PPSH-së.

Thomai kishte dy fëmijë, një vajzë dhe djalë, si dhe ishte bërë tre herë gjyshe.


Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: