Ka startuar në orën 13:45, përballja mes Skënderbeut dhe Tiranës.Një përballje që klasifikohej në klasiket e viteve të fundit, por që ka humbur shumë në shkëlqimin e saj në këtë pragasfide, nisur nga pozicionet dhe gjendja aktuale që kalojnë të dyja ekipet.Edhe pse skuadra korçare është shumë larg atij Skënderbeu të frikshëm që shkroi historinë në futbollin shqiptar, ndeshja e sotme eshte tepër e luftuar nga të dyja skuadrat.
Skenderbeu në 6 javët e fundit të Superligës ka marre vetem 2 pike,duke pesuar 4 humbje dhe 2 barazime.Edhe sot ujqerit shperdorojne epersi e pjeses se pare edhe pse Tirana luajti qe nga minuta e 67’ me 10 lojtare pasi Ismajlgeci godet Qaqin pa top dhe gjyqtari Meta nuk fali duke e ndëshkuar me karton të kuq.
FT’ Skënderbeu-Tirana 1-1
U.Mara 42’ ,Bartha 70’
70’ GOOOOOOL TIRANA 1-1! Fantastik Idriz Batha i cili e merr topin nga mesfusha dhe pasi shpërthen bukur në zonë, ia del të shënojë golin e barazimit.
67’ Momente nervozizmi në fushën e lojës! Ismajlgeci godet Qaqin pa top dhe gjyqtari Meta nuk fal duke e ndëshkuar me karton të kuq.

46’ Pjesa e dytë nis me zëvendësim te Tirana. Dede largon nga fusha e lojës Najdovskin, për t’i lënë vendin Torasës.
42’ GOOOOOOOL SKËNDERBEU 1-0! Aksion model i ujqerve të cilët nisen me një kundërsulm, dhe pas kombinimeve te shpejta mes Mensah dhe Mara, ky i fundit finalizon me sukses dhe kalon Skenderbeun në avantazh.
FORMACIONET ZYRTARE:
Skënderbeu: Dajsinani, Qaqi, Dumfour, Govori, Meksi, Rrapaj, Douna, Taipi, Vangjeli, Mara, Mensah. Trajner: Julian Ahmataj
Tirana: Bekaj, Toshevksi, Vangjeli, Najdovksi, Hoxhallari, Toli, Batha, Halili, Muçi, Ismajlgeci, Sasraku Trajner: Nevil Dede
