Presidenti i zgjedhur amerikan, Joe Biden mori dozën e parë të vaksinës te kompanisë Pfizer/BioNTech kunder Covid-19 në Newark, Delaware, të hënën gjatë një transmetimi televiziv “live”.Biden është vaksinuar në spitalin ChristianaCare dhe injektimi i është bërë nga Tabe Masa, infermiere dhe drejtuese e Shërbimeve Shëndetësore të Punonjësve.
“Joe Biden:Po e bëj këtë për të dëshmuar që njerëzit duhet të jenë të përgatitur kur tu vijë radha për vaksinën. Nuk ka asgjë për tu shqetësuar. Bërja e vaksinës është një gjë, por mundja e virusit, një tjetër. Do të duhet kohë. ndaj ju lutem, dëgjoni ekspertët e shëndetësisë dhe ndiqnin udhëzimet e tyre për mbajtjen e maskës dhe evitimin e udhëtimeve për festa”, tha Biden.
Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe një sërë vendesh tjera e kanë miratuar përdorimin e kësaj vaksine.Vaksinimet e para në 27 vendet e BE-së pritet të fillojnë brenda një jave.

