Inter mundi 2-1 Veronën dhe u ngjit përkohësisht në krye të renditjes vend të cilin e mbajti pak orë, pas impenjimit të rivalëve të një qyteti ndaj Lacios.Pas një pjese të parë në transfertën e vështirë, zikaltërit zhbllokuan garën me një kthesë të bukur të Lautaros, pas një asisti nga Hakimi. Verona gjeti rrugën e barazimit me Iliçiç, duke u favorizuar gjithashtu nga një gabim i portierit Handanoviç, por Inter u përgjigj shpejt, dhe rrjeta e Shkriniar në zhvillimet e një goditjeje këndore, vendosi 3 pikët në favor të miqve.
Milan kishte shansin që të ruante hierarkinë e Serisë A, por e mori kreun në një mënyrë dramatike në suksesin 3-2 ndaj Lacios. Ekipi i trajnerit Pioli u duk në rrugë të mbarë në sfidën në shtëpi ndaj Lacios, por avantazhi komod i kuqezinjve që u krijua shpejt, u venit në të njëjtën mënyrë.
Fillimi i ndeshjes i takoi Milanit, ndërsa pjesa tjetër Lazios, që ishte më kërkuese dhe kishte raste më shumë, por në fund ishin kuqezinjtë që fituan.
Milani gjeti golin që në minutën e 10-të, kur Hakan Calhanoglu harko nga këndi dhe gjeti Ante Rebicin që shënoi për 1-0.
Shtatë minuta më vonë Patrick Gabarron luan me dorë në zonë dhe gjyqtari akordon penallti për Milanin.
Nga pika e bardhë ishte i saktë Hakan Calhanoglu për 2-0.
Por nuk vonoi shumë dhe Lazio u kthye në lojë duke fituar penallti.
Nga pika e bardhë gjuajti Ciro Immobile, por Gianluigi Donnaruma mbrojti, ndërsa nga topi i thyer shënoi Luis Alberto (2-1).
Pjesa e parë nuk prodhoi më gola dhe u mbyll në të mirë të kuqezinjëve.
Në minutën e 59-të të takimit, Lazio barazoi me Ciro Immobilen, i cili shënoi një gol të bukur për 2-2.
Dhjetë minutat e fundit Milani ishte më i rrezikshëm, duke tentuar dy herë me Ante Rebic.
Kur pritej që ndeshja të mbyllej në barazim, në skenë doli Theo Hernandez, që shënoi për 3-2.
Milani mbetet lider pas kësaj fitoreje me 34 pikë, një më shumë se Interi.



