Korça,qyteti simbol i Krishtlindjeve…Ndryshimi i orës policore sjell boshatisjen e qytetit

Ora 20:30 e mbrëmjes së sotme i ka gjetur rrugët e qytetit të Korçës totalisht të boshatisura, ndërkohë që ka forca të shumta policie në rrugica.Si rrallë herë, në një prej qyteteve simbol të kësaj feste, zona që ka qenë e tejmbushur nga prezenca e të huajve dhe banorëve të këtij qyteti për festën e Krishtlindjeve, këtë vit është totalisht bosh!

Ashtu siç shihet edhe nga pamjet në qytet janë shumë të rralla mjetet që qarkullojnë disa me autorizim dhe disa për shkak të thyerjes së orarit.Ndërkohë patrulla të ndryshme policie janë ngritur në rrugët kryesore të qytetit dhe jo vetëm për të monitoruar situatën dhe informuar çdo qytetar që shkel orën e përcaktuar. Dukshëm të gjitha bizneset, baret, lokalet janë mbyllur pa shkuar ora 20:30.

Në zonën e Pazarit të vjetër, si rrallë herë të gjitha hotelet dhe restorantet janë të mbyllura, nuk ka asnjë lëvizje, është vetëm dekori festiv që sjell atmosferën e festave.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.