Vaksinat anti-Covid kanë mbërritur në Greqi. Sipas mediave greke, 9,000 dozat e para të vaksinës Pfizer dhe BioNTech kanë mbërritur me kamion ditën e sotme. Transportimi u bë me të gjitha masat e nevojshme të sigurisë.Zëvendës Ministri i Mbrojtjes Civile, Nikos Hardalias, ishte prezent gjatë hyrjes së vaksinave në kufirin e vendit. Shpërndarja e tyre në Athinë pritet të bëhet ditën e nesërme dhe më 27 dhjetor do nis vaksinimi.
Kamioni frigoriferik i ka dorëzuar ato tek autoritetet greke duke shënuar kështu një zhvillim të rendësishëm për vendin, i cili është duke numëruar shifra të larta vdekshmërisë nga koronavirusi.
Sipas planit te publikuar me pare ne Greqi do te mberijne edhe 83.850 doza te tjera,ndersa ne janar dhe shkurt pritet te marrin perkatesisht 429.000 dhe 333.450 doza.Trasferimi i dozave ne depo dhe prej andej ne qendrat e vaksinimit do te behet ne fshehtesi absolute dhe ne mbrojtje te forte te policise .
Ndërkohë, deri më tani nuk ka asnjë datë se kur do të mbërrijnë vaksinat e para në Shqipëri.
Burimi :cnn Greece

