Covid i merr jetën drejtorit rajonal të DRSHTRR

Një tjetër humbje e rëndë është shënuar në Shqipëri nga koronavirusi. Ditën e sotme ka humbur jetën drejtori i DRSHTRR në Gjirokastër, Edi Pesha.Ai prej 10 ditësh ndodhej në intubim në Spitalin Infektiv në kryeqytet. Ndërkohë mësohet se Pesha kishte gati 1 muaj që vuante nga koronavirusi, dhe pavarësisht mjekimeve dhe ndihmës që kishte marrë nuk mundi dot të fitonte betejën me virusin vdekjeprurës.


Më parë ai kishte mbajtur postim e drejtorit të Shërbimit Kombëtar të Punësimit në Gjirokastër.Në një reagim në rrjetet sociale ish-deputeti i LSI Vangjel Tavo i ka shprehur ngushëllimet familjes dhe të afërmve.

“I trishtuar nga lajmi për ndarjen nga jeta të mikut tim, Edi Pesha, njeriut babaxhan dhe të nderuar, shokut të mirë dhe me vlera të spikatura njerëzore. Ngushëllimet e mia për familjen, miqtë dhe të afërmit. U prehtë në paqe! VT“, shkruan Tavo.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.