Shefi i Stacionit të Policisë Kufitare Kakavijë Vilson Dine, u kujton edhe një herë se cilat janë kategoritë që lejohen të kalojnë drejt shtetit grek.Aktualisht lejohen të udhëtojnë drejt shtetit fqinj, personat me origjinë greke, shqiptarët me leje qëndrimi helene, shtetasit minoritarë me kartë të veçantë dhe trupi diplomatik.Gjithashtu, lejohen edhe shtetasit shqiptarë të pajisur me autorizim të veçantë nga përfaqësitë diplomatike greke, për arsye pune apo shëndetësore.
Më poshtë deklarata e plotë e Dines, shpërndarë për media nga Drejtoria e Policisë Gjirokastër.
Shefi i Stacionit të Policisë Kufitare të Kakavijës Vilson Dine, gjatë një prononcimi në interes të informimit të publikut në lidhje me lëvizjet, kushtet që duhen plotësuar dhe rezultat e arritura nga Policia Kufitare gjatë vitit 2020, ka thkesuar se Policia Kuftare ka si prioritet kryesor rritjen e cilësisë së shërbimit për qytetarët, pasi qytetarët janë aleati jonë dhe kur ata na besojnë dhe bashkëpunojnë na e bëjnë punën më të lehtë. Lidhur me aktivitetin vjetor në Pikën e Kalimit Kufirit Kakavijë, për vitin 2020, ju informoj si më poshtë vijon:Gjatë këtij viti janë evidentuar gjithsej 37 raste të krimeve ndërkufitare të ndodhura në Pikën e Kalimit Kufirit Kakavijë, konkretisht disa prej rasteve si më poshtë vijon:
Gjatë kësaj periudhe kanë hyrë në Republikën e Shqipërisë nëpërmjet P.K.K. Kakavijë, 338.899 shtetas, nga të cilët 242.536 shqiptarë dhe 96.363 shtetas të huaj dhe 114.133 automjete, ndërsa kanë dalë nga Republika e Shqipërisë 352.088 shtetas shqiptarë e të huaj dhe 121.496 automjete. Vlen të theksohet se lëvizja në Pikën e Kalimit Kufirit Kakavijë, që prej muajit mars 2020 ka qënë e reduktuar për shkak të masave të marra për mbrojtjen nga COVID-19, kryesisht nga autoritetet greke. Aktualisht lejohen të udhëtojnë drejt shtetit grek shtetasit:
• Grek;
• Shqiptarë me leje qëndrimi greke;
• Shtetasit minoritarë të pajisur me kartën e veçantë;
• Trupi diplomatik për arsye pune;
• Shtetas shqiptarë të paisur me autorizim të veçantë nga përfaqësitë diplomatike greke, për arsye pune apo shëndetësore;
• Të gjithë drejtuesit e kamionëve dhe furgonëve që transportojnë mallra;
Kjo kategori duhet të plotësojë kushtet si më poshtë:
Të ketë plotësuar më parë dhe të ketë të printuar formularin PLF (Passanger Locator Form) në adresën elektronike http://www.travel.gov.gr;
Të ketë test PCR me rezultat negativ, në gjuhën angleze me të dhënat personale dhe numrin e dokumentit të udhëtimit.Sqarojmë se sipas një vendimi të Qeverisë Greke të muajit dhjetor, të gjithë shtetasit shqiptarë që ndodhen në Shqipëri dhe kanë leje qëndrimi greke të cilës i ka mbaruar afati, duhet të paisen me një vërtetim nga Konsullata/Ambasada greke në Shqipëri me qëllim që të lejohet të kalojnë kufirin në palën greke.Dalja nga Republika e Greqisë dhe hyrja në Republikën e Shqipërisë është e lirë dhe pa kufizime, por të gjithë shtetasit që duan të udhëtojnë drejt kësaj Pike Kalimi duhet të dijnë se orari i funskionimit është çdo ditë nga ora 07:00 deri në 22:00, ndërsa kamionët lejohet të kalojnë në harkun kohor 06:00-20:00.
Marrëdhëniet me autoritetet policore dhe doganore greke kanë qënë shumë të mira dhe komunikimi me ta ka qënë i vazhdueshëm për zgjidhjen e problematikave të ndryshme dhe shmangien e problematikave në P.K.K, si dhe shkëmbimin e informacioneve për problematika e veprimtari të ndryshme. Vlen të theksohen rastet e shkëmbimit të informacioneve ditore për fluksin e lëvizjen e emigrantëve të paligjshëm drejt Shqipërisë apo shkëmbimit të informacioneve me Drejtorinë e Janinës për ndjekje në kohë reale të aktivitetetve kriminale nëpërmjet kufirit. Gjithashtu, marrëdhëniet me autoritetet doganore shqiptare kanë qënë shumë të mira, kryesisht në shkëmbimin e informacionit reciprok, kontrolleve të përbashkëta dhe analizave të përbashkëta të riskut për veprimtari të palejuara.
