COVID 19 GREQI / JA SA RASTE JANE REGJISTRUAR

Autoritetet greke kanë njoftuar sot se në 24 orët e fundit janë shënuar 342 raste të reja me koronavirusit, nga të cilat 22 u zbuluan pas kontrolleve në portat hyrëse të vendit.Kështu numri i përgjithshëm i rasteve që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 135456, nga të cilat 52.4% janë burra, raportojne mediat greke.

5343 raste (3.9%) konsiderohen të lidhura me udhëtimet nga jashtë dhe 40 024 (29.5%) kanë të bëjnë me një rast tashmë të njohur.


469 qytetarë grekë po trajtohen me intubim. Mosha mesatare e tyre është 67 vjeç. 150 (32.0%) janë gra dhe pjesa tjetër janë burra. 80.2% e pacientëve të intubuar kanë një sëmundje themelore ose janë të moshës 70 vjeç e lart. Ndërsa 857 pacientë janë liruar nga ICU.

Fatkeqësisht në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë edhe 53 pacientë, duke e çuar numrin e viktimave në 4 606. Nga këta 1868 (40.6%) ishin gra dhe pjesa tjetër burra.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.