Moti i keq, shembje masivi gurësh në aksin Librazhd-Përrenjas

Moti i keq ka shkaktuar probleme në aksin rrugor Librazhd-Përrenjas. Shembje masive të gurëve janë shënuar në vendin e quajtur Bushtricë, ku inertet në rrugë kanë bërë të pamundur kalimin e makinave prej disa orësh. Fadromat kanë mbërritur dhe po punojnë për hapjen e rrugës.

Ditën e sotme ka pasur probleme të tjera edhe në Dibër, ku shembja e masivit të gurëve bllokoi për 4 orë qarkullimin e automjeteve.