22-vjeçarja shqiptare ndërron jetë në spital/Hipi në çati për të bërë foto dhe u rrëzua nga 8 metra

Një 22-vjeçare me origjinë shqiptare ka ndërruar jetë pak orë më parë në një spital në Selanik të Greqisë. Ajo ishte shtruar prej 10 ditësh pasi kishte rënë nga një lartësi 8 metra, nga çatia e shtëpisë sepse donte të bënte foto.Vendasit kishin dëgjuar thirrjen e saj për ndihmë dhe njoftuan një ambulancë që e transportoi atë me fraktura në një spital të qytetit.Pas 10 ditësh shtrimi në spital, 22-vjeçarja, me origjinë shqiptare, nuk ia doli, siç u konfirmua nga të afërmit e saj. Një autopsi pritet të hedhë dritë mbi rastin .

Policia shqyrtoi versionin se vajza fatkeqe u ngjit në vend për t’u fotografuar. Ky version është refuzuar nga familja e 22-vjeçares thone mediat Greke.


Burimi :protothema