Migen Memelli:Rastet e krijuara dhe intensiteti ka qenë i jashtëzakonshëm. Kjo më jep shumë besim për vazhdimin në javët e ardhshme

Skënderbeu, fitoi finalen ndaj Apolonisë ditën e sotme .Një fitore në minutat e fundit me shumë peshë ndaj Apolonisë pas penalltisë të ekzekutuar saktë nga Meksi, duke dalë me 3 pikë te plota. Trajneri Migen Memelli është shfaqur shumë i lumtur, teksa pas ndeshjes për “Gol pas Goli” është shprehur:


“Kishim dy raste me Mnesah, me Zhan Viktor, Taipi gjithashtu ishte afër golit. Gjithashtu ajo që më pëlqeu, ishte besimi i skuadrës gjatë gjithë lojës. Intensiteti ishte i lartë dhe kjo më jep besim për të ardhmen. Të gjithë ne, mund të kemi gabuar te opinionet tona dhe janë mendime të njerëzve.

Kur kam ardhur, kam gjetur një skuadër dhe lojtarë, të rënë mendërisht. Duke kaluar javët, iu krijova bindjen se mund të bëjmë diçka të bukur këtë kampionat. Iu kam thënë se nuk kemi diferenca me të tjerët. Ato që ka mundësi skuadra, atë të bëjë, jo me gjëra të pamundura. Një trajner e ndërton skuadrën, në bazë të asaj që ka aty. Sot ka qenë merita e lojtarëve. Raportet dhe niveli që treguan, i bën ata që të mendojmë se mund t’ia dalim.

Fitorja e Bylisit nuk na i prish festën. Kampionatin e kemi vetëm me veten tonë. I kam thënë lojtarëve që të mos shikojnë renditjen. Nuk i kam thënë që të mos lexojnë gazetën, pasi atë duhet të bëjnë. Ata tani kanë kuptuar se mund të bëjnë diçka.”, tha Memelli.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.