Sipas La Repubblica, Juventusi nuk ka para të mjaftueshme për të arritur marrëveshje me Jurgen Kloppin ose Pep Guardiolan, por Gian Piero Gasperini, Simone Inzaghi dhe Luciano Spalletti janë zëvendësimet e mundshme të Andrea Pirlos.
Biankonerët janë dhjetë pikë larg kryesuesit të tabelës në Serie A, Interit dhe janë eliminuar nga Liga e Kampionëve.Repubblica.it konfirmon se pozicioni i Pirlos nuk është më i sigurt dhe raporton për një listë të zëvendësimeve të mundshme.Nëse situata do të përkeqësohet, ndihmësi i tij Igor Tudor mund të emërohet trajner i përkohshëm deri në fund të sezonit.

Nëse Pirlo shkarkohet në qershor, Gian Piero Gasperini, Luciano Spalletti dhe Simone Inzaghi do të konsiderohen të zëvendësojnë ish-mesfushorin.
Pas humbjes me Beneventon Pirlo u shpreh :

Këto janë gabime që nuk duhet të ndodhin, një pasim horizontal drejt zonës së penalltisë është gjithmonë i rrezikshëm. Ka shumë gabime individuale që të çojnë të humbasësh shumë pikë. Këto janë gjëra që duhet të përmirësohemi sepse duhet të jemi të përqendruar dhe të uritur që nga fillimi, në të kundërt rrezikojmë të bëjmë një përshtypje të keqe.
Ne duhet të vazhdojmë të besojmë te titulli dhe të bëjmë punën tonë për të qëndruar atje, qëllimi ynë nuk ndryshon. Koka duhet të ndryshojë, ne veshim një fanellë të rëndësishme që duhet nderuar. Jo gjithmonë duhet të marrësh një shuplakë për të reaguar”, u shpreh Pirlo.
