E bindur në fjalët që thoshte sot gjatë prezantimit që Rama u bëri kandidatëve për deputetë në qarkun e Tiranës për zgjedhjet e 25 Prillit, Manastirliu deklaroi se shqiptarët do i votojnë ata sërish.
“Jam e bindur që sot më shumë se kurrë, populli do të jetë i mençur në vlerësim dhe gjykim për të vlerësuar më 25 Prill PS. Jam e bindur që ne në datë 25 do e rinovojmë kontratën me shqiptarët sepse bëjmë atë që themi dhe fjalën e kthejmë në vepra. Ne do t’ia dalim të jemi skuadra fituese dhe lokomotiva që do të drejtojë”, – deklaroi ndër të tjera Manastirliu.
