E rende/Humbi prindërit, Covid i merr jetën edhe 43-vjeçarit shqiptar

Pasi humbi 2 prindërit, Covid i ka marrë jetën edhe një 43 vjeçari shqiptar.Ai është Ilir Moçka dhe jetonin prej vitesh në Salento.Aty ku 43-vjeçari bashkë me vëllezërit e tij kishin hapur një biznes.Ilia Moçka u shtrua në spital por gjendja e tij u përkeqësua edhe më tej për shkak të virusit.

Vetëm disa ditë më parë COVID i kishte marrë jetën edhe dy prindërve të tij.

Kushëriri i tij ka bërë një postim prekës në rrjetet sociale.

“Sot djali i hallës sonë Ilia Moçka ndërroi jetë. Një dhimbje për familjen dhe vëllezërit e tij. Dhimbja dhe pikëllimi i madh është edhe për ne sepse e kemi dashur atë me shpirtin dhe sinqeritetin tonë. Ngushëllime të thella për gruan e tij dhe vëllezërit e tij”, shkruan një i afërm i 43-vjeçarit në profilin e tij.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.