Xhaxhai i 32-vjeçarit Arjan Sala që humbi jetën nga zjarri në magazinën e “Casa Italia”, ka dhënë një deklaratë për mediat.Me lot në sy familjarët e tij falenderuan të gjithë njerëzit që ju kanë qendruar afër në këto momente të vështira, ndërsa janë shprehur se sot qan vetëm një nënë dhe baba dhe jo 20.

Për më tepër, xhaxhai i Arjanit ka falenderuar të gjithë shqiptarët për sensibilizimin, pasi tha se në shtëpinë e 32-vjeçarit kanë ardhur zarfe me para pa emër dhe pa adresë.
Sot qan një nënë e një baba, jo 20. Ju falenderoj të gjithë për sensibilizimin. Na kanë mbështetur të gjithë, ma bëjnë halla nëse nuk ua mbaj mend emrin, janë me mijëra njerëz që na kanë ndihmuar, deri sot , na kanë ardhur zarfa me para nga Shkodra dhe nga të gjitha qytetet, edhe pse nuk na njihnin, shqiptarët janë të mrekullueshëm, Zoti i ruajtë për çdo gjë që mund të kenë, zoti mos i dënoftë për asnjë gjë.
Gjatë ditës së sotme, kreu i qeverisë Edi Rama, ishte në banesën e të ndjerit ku i dhanë dhe titullin e nderit, “Dëshmor i Atdheut”.
