Shqipëria ka arritur të shënojë fitore në përballje me San Marinon me rezultat 2-0, ndeshje e vlefshme për kualifikueset për Kampionatin Botëror Katar 2022.Kuqezinjtë bënë një pjesë të parë zhgënjyese kundër ekipit më të dobët në renditjen e FIFA-s, pasi San Marino renditet i fundit në klasifikimin botëror.

Kombëtarja jonë edhe sot zhvilloi një lojë të ngadaltë, të lexueshme, pa forcën e duhur në sulm dhe me një mesfushë që e ka të vështirë të ndërtojë aksione të rrezikshme dhe t’u ofrojë sulmuesve shanse të mira shënimi.Vetëm pasi korrigjoi diçka në pjesën e dytë duke shtuar forcën ofensive, me Uzunin e Roshin që krijuan më shumë hapësira e lëvizshmëri, Shqipëria arriti të gjente rrjetën ndaj skuadrës më të dobët në botë.Një fitore që është “detyrë” por që nuk ngroh dhe që dukej qartësisht edhe në fytyrat e futbollistëve gjatë dhe pas përfundimit të ndeshjes, duke menduar se me një lojë të tillë ndaj Polonisë e Hungarisë duket e pamundur që të sigurohet rezultat…
Momentet e golave :
63′ GOOOOOL SHQIPËRIA 0-1/ Zhbllokohet më në fund rezultati, Manaj kalon në avantazh kuqezinjtë. Pas harkimit nga e djathta nga ana e Uzunit, sulmuesi lushnjar godet saktë me kokë duke tundur rrjetën.
85′ GOOOOOL SHQIPËRIA 0-2/ Mjafton një devijim, Myrto Uzuni dyfishon shifrat. Fillimisht u mendua se goli ishte i Veselit, por prekja e fundit u bë nga talenti beratas.
Shqipëria renditet në vendin e tretë me gjashtë pikë, ndërkohë që Anglia mundi Poloninë me rezultatin 2-1 dhe kryeson me 9 pikë, ndërsa Hungaria likuidoi Andorrën me rezultatin 0-3 dhe është e dyta me 7 pikë.
FT| SAN MARINO – SHQIPËRI 0-2
Manaj 63′, Uzuni 85′
FORMACIONET ZYRTARE:
SAN MARINO: Benedetini, Batistini, Fabri, Simoncini, Rosi, Palaci, Tomasini, Golinuçi, Mularoni, Nani, Berardi.
SHQIPËRIA: Strakosha, Gjimshiti, Ajeti, Veseli, Hysaj, Lenjani, Bare, Laçi, Ramadani, Manaj, Broja.
