Video epike /Grabitësit i ngec kallashi…Dalin pamjet e grabitjes në Gjirokastër

Kanë dale pamjet e grabitjes spektakolare të ndodhur në mes të ditës në Gjirokastër. Ora News sjell ekskluzivisht pamjet e grabitjes së argjendarisë në qendër të qytetit të Gjirokastrës.Ngjarja u shënua pasditen e 31 marsit.Mësohet se grabitësi është ish-burri i shitëses. Ai ka vepruar bashkë me disa persona të tjerë. Policia ka shpallur në kërkim 40-vjeçarin Armando Mevlani.


Ne video duket momenti kur një burrë me syze dhe me një xhup ngjyrë lejla hyn në argjendari dhe më pas nxjerr dhe automatikun,por nga tensioni fillimisht i ngec i fshehur poshtë xhupit. Pas tij hyn dhe një djalë i ri i cili pasi vendos doreza nis të fusë në çantë bizhuteritë.

Më datë 31.03.2021, rreth orës 18:10, në lagjen “18 Shtatori”, në një argjendari, dy persona të paidentifikuar dyshohet se nën kërcënimin e armës, kanë vjedhur sende me vlerë dhe më pas janë larguar me shpejtësi. Nga ana e Policisë janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorëve.” – njoftoi dje policia

Më pas dy autorët janë larguar në këmbë.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.