Deputetja dhe kandidate e “Nismes Thurrje” Rudina Hajdari është takuar me kandidaten e PD-së, shkrimtaren e njohur Flutura Açka.Hajdari i ka dedikuar edhe një postim në rrjetet sociale, ku shkruan se pasi biseduan për një farë kohe, shkrepën edhe një foto.Sipas Hajdarit, gara e tyre nuk është një garë muskujsh e lufte për jetë a vdekje, por garë idesh e parimesh se si vendi ecën përpara nëse duam të shkojmë drejt perëndimit.
Postimi i plotë i Hajdarit:
Përgjatë fushatës derë më derë sot u hasa me kandidaten rivale, znj. Flutura Açka.
U takuam, u përshëndetëm, biseduam dhe bëmë një foto bashkë.
Gara jonë nuk është e nuk duhet të jetë garë muskujsh dhe lufte për jetë a vdekje por garë idesh e parimesh se si vendi ecën përpara.
Kultura e luftës pa skrupuj për pushtet dhe e muskujve që tmerrojnë qytetin e prishin harmoninë e qytetarëve duhet të marrë fund.
Nëse duam të shkojmë drejt perëndimit, duhet të sillemi si të tillë duke nisur nga ne politikanët.
https://www.instagram.com/p/CNKos3tB-jS/?igshid=1mprdjrg5hutw
