Ashtu si në të gjithë vendin edhe në Gjermani qytetarët nën moshën 60 vjeç morën vaksinën “AstraZeneca”. E ndonëse kjo vaksinë u pezullua për personat nën 60-vjecc, pas vdekjeve që shkaktoi, autoritetet në Gjermani kanë vendosur se këta grup-mosha që janë vaksinuar me vaksinën në fjalë, do të vaksinohen për së dyti herë me vaksinën Pfizer/ BionTech ose Moderna.

Lajmi është bërë i ditur gjatë ditës së sotme nga autoritetet përkatëse gjermane. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i komitetit të Ekspertëve, Thomas Mertens, i cili tha se pas pezullimit të vaksinës që shkaktonte trombozë, tashmë ata që janë vaksinuar me “AstraZeneca”, do të kryejnë vaksinën Pfizer ose Moderna.
Tashmë në Gjermani, vaksina AstraZeneca u jepet personave mbi 60 vjeç. Sipas Institutit Gjerman për Vaksinat, Paul Ehrlich në Gjermani, janë shënuar 31 raste të trombozës dhe kjo pas vaksinimit me AstraZeneca. Nëntë nga personat që e pësuan humbën jetën, ndërsa me përjashtim të dy rasteve, të gjitha kanë të bëjnë me gra të moshës midis 20 dhe 63 vjeç. Të dy burrat ishin 36 dhe 57 vjeç.
Në të njëjtën kohë, mediat gjermane po zbulojnë se Kancelarja gjermane Angela Merkel mësoi për nevojën për rregullime të mëtejshme të vaksinës Astrazeneca të Premten e kaluar, katër ditë para vendimit zyrtar për t’ia dhënë atë vetëm njerëzve mbi 60 vjeç.
“Kancelarja u këshillua me ekspertët e Këshillit të Etikës dhe Akademisë Kombëtare të Shkencave, Leopoldina para vendimit për të pezulluar administrimin e tyre për personat nën 60 vjeç”, tha një zëdhënës i qeverisë.
Burimi: mdr.de
