Pasi lehtësoi masat shtrenguese për sa i takon lëvizshmërisë,nga sot, janë rihapur bizneset e vogla në shumicën e qyteteve greke.
Qendrat e mëdha tregtare do të vazhdojnë të qëndrojnë mbyllur deri në një vendim tjetër.
Bashkësia e Sipërmarrësve në të gjithë Greqine e mirëpriti vendimin e Komitetit të Ekspertëve dhe ofron deri në 70 për qind ulje në artikujt e tyre për të gjithë qytetarët që prej muajsh kanë humbur rastin të bëjnë blerje si pasojë e izolimeve.
Por ky vendim nuk parashikon të njëjtën hapje në rajonet e Kozanit, Patrës dhe Larisas ku përhapja e virusit paraqitet më problematike.
“Situata do të mbahet nën kontroll”, tha kryeministri grek, “dhe nëse gjërat shkojnë mirë pas Pashkës do të hapim baret dhe restorantet.

