Kryetari i KQZ-së, Ilirjan Celibashi iu është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve për shqetësimet e votuesve për të shpjeguar rastet kur fleta e votimit quhet e pavlefshme.Sipas tij, nuk mund të votojmë për një parti dhe për një kandidat të një partie tjetër, si dhe e kundërta.Ndërkohë që nëse zgjedhim kandidatin dhe jo partinë, atëherë vota do t’i quhet edhe partisë.
Për ata që do të jenë konfuz se cili numër i takon kandidatit që ata duan të zgjedhin, atëherë do të kenë një fletëpalosje tek dhoma e fshehtë e votimit, ku mund të shohin numrin që i përkon kandidatit të tyre të preferuar.
“Në hyrjen e çdo qendre votimi ne do të vendosim postera të mëdhenj, me numrat e kandidatëve, si dhe në dhomat e fshehta të votimit, do të ketë fletëpalosje. Për tu kthyer të përgjigja e pyetjes, një votues mund të zgjedhi partinë ose koalicionin, dhe një kandidat dhe jo dy kandidatë të koalicionit, nuk mund të zgjedhë një parti apo koalicion, dhe kandidatin e partisë apo koalicionit tjetër.
Votuesi ka të drejtë që të zgjedhë vetëm partinë apo koalicionin, pasi mund të ketë votues që duan të votojnë partinë.
Është e vlefshme fleta e votimit, edhe në rast se ti ke zgjedhur vetëm kandidatin, por numërohet edhe si votë për partinë. Nuk mund të zgjedhës dy kandidatë, dhe nuk mund të zgjedhësh dy parti apo koalicione”, u shpreh Celibashi.
