Aksident i rëndë/ndërron jetë drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Lushnjë, ku dy persona kanë ndërruar jetë. Ngjarja ndodhi në orën 18:30, në aksin rrugor Lushnjë-Krutje, në fshatin “Gurrëz e vogël”.Makina ka dalë nga rruga dhe është përplasur dhunshëm në një kanal, duke mos u dhënë asnjë mundësi shpëtimi personave që ndodheshin në bord.

Personat që humbën jetën mësohet se janë dy elektriçistë që ktheheshin nga puna, përkatësisht Ilir Shabani dhe Mihal Jani.Një nga shkaqet e këtij aksidenti dyshohet të jetë shpejtësia e lartë dhe errësira në rrugë.

Informacion paraprak/ Sot rreth orës 18:30, në aksin rrugor Lushnjë-Krutje, në fshatin “Gurrëz e vogël”, automjeti tip “Reno “, ka dalë nga rruga, ku për pasojë janë dëmtuar dhe kanë ndërruar jetë drejtuesi dhe pasagjeri në mjet. Grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimave dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.