Gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë/Ja kur luhet Teuta-Skënderbeu

Pasi të mbyllet kjo javë kampionati, vëmendja do të shkojë edhe te ndeshjet e Kupës së Shqipërisë, të vendosura të luhen më datë 14 prill. Shorti ka përcaktuar sfidat mes Vllaznisë dhe Laçit, e Teutës me Skënderbeun.


Ndërkohë, është përcaktuar edhe orari i këtyre ndeshjeve teksa ato do të zhvillohen të dyja në orën 16:00. Kujtojnë, që po ashtu si në turet e mëparshme, sërish edhe këtë fazë ndeshjet do të jenë me vetëm një takim dhe jo me sistemin vajtje-ardhje, për të shmangur në këtë formë ngjeshjen e kalendarit.

14 prill, Kupa e Shqipërisë:

16:00 Teuta-Skënderbeu

16:00 Vllaznia-Laçi

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.