Tragjike /Nuk mbahet nusja,godet me thikë vjerën,duke i marrrë jetën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Maqellarë të Dibrës, ku një 44-vjeçare ka goditur me thikë vjehrrën duke i shkaktuar vdekjen.Sipas informacioneve të fundit, një zënkë e çastit mes tyre ka sjellë që nusja, e cila vuante nga depresioni ta kërcënonte me thikë por pa dashur ta vriste.


Por ajo se ka kontrolluar veten dhe e ka prerë në një arterie në qafë. Nga humbja e gjakut e moshuara ka humbur jetën.Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme por u bë publike mëngjesin e sotëm, pasi 44-vjeçarja arriti ta fshihte krimin për rreth 6-orë, por u zbulua më pas nga bashkëshorti i saj, i cili gjeti nënë e mbuluar me gjak dhe njoftoi menjëherë uniformat blu.

Njoftimi i Policisë

Goditi me mjet prerës ( thikë), vjehrrën e saj duke i shkaktuar vdekjen, arrestohet në flagrancë nga policia 44 vjeçarja. Nga specialistët për hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër, u bë arrestimi në flagrancë i shtetases : M. M., 44 vjeçe, banuese në fshatin Burrim, Maqellarë, pasi në orët e mbrëmjes datë 11.04.2021, në banesën e saj dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë) vjehrrën e saj, shtetasen N. M., 74 vjeçe, e cila si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë menjëherë. Grupi hetimor në vendngjarje ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale mjetin prerës që dyshohet se është përdorur nga autorja e ngjarjes. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Dibër për veprën penale “Vrasje për shkak të marrdhënieve familjare”.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.