Fuksa të kohëve të sotme/Presidenti Meta thirrje patronazhistëve: Jepni dorëheqjen! Mos provokoni tension social

Presidenti Ilir Meta doli në një konferencë për shtyp mbrëmjen e së shtunës ku iu bëri thirrje edhe njëherë qytetarëve që të dalin masivisht në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.Ai i bëri thirrje politikanëve që të zhvillojnë një fushatë të qetë në javën e fundit dhe iu kërkoi shqiptarëve të mos e shesin votën e tyre.

Presidenti Meta:Atdheu, por dhe bashkëkombësit ndodhen në një moment të rëndësishëm për integrimin. Si president dua të përcjell këto mesazhi si qytetar të Shqipërisë.Kjo javë e fundit duhet të kenë një klimë zgjedhore më të qetë dhe transparente. Politikanë të distancohen nga çdo fenomen që nxit dhunë. Të gjithë qytetarët duhet të dalin në votime dhe të refuzojnë çdo përpjekje.Vota është e shenjtë, mos pranoni nënshtrimin për një shpërblesë momentale. Çdo qytetarë duhet të votojë i lirë për atë që mendon se është më i miri. E ardhmja nuk blihet.Një thirrje të veçantë e kam për policinë. Distancohuni nga politika dhe mos u keqpërdorni si në zgjedhjet e Dibrës dhe Shijakut”, tha Meta.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka paralajmëruar se do të nxjerrë në dritë fakte të reja se si patronazhisti ndjek qytetarin që ka në mbikëqyrje që nga rrjetet sociale dhe më pas me problemet që ai ka me shtetin të krijohet një pengesë e paligjshme, që ai të ndërrojë kahun dhe të votojë pro qeverisë.

Nuk janë patronazhist, por fuksat që ka njohur populli shqiptar për 50 vite në të kaluarën. Memet për këtë çështje janë të papërgjegjshme dhe shumë shpejt do të keni prova tepër serioze dhe pse ky është sistemi i Gestapos dhe pse sulmon ata që kanë mendim ndryshe, apo janë mbështetës të opozitës dhe se si monitorohen ata në rrjetet sociale. Është e tmerrshme të shohësh se si patronazhisti monitoron qytetarin në vijim.