Të rinjtë grekë nuk pyesin për Covid /“bejnë namin me muzikë dhe alkool në mes të Athinës

Situata e pabesueshme sipas mediave greke po ndodh tani në sheshin Kypseli, në Athinë, ku qindra njerëz janë mbledhur në një “party” në natyrë me një DJ, pa ndonjë masë mbrojtëse.Kjo situatë vijon prej disa orësh ku turma injoron masat anticovid dhe kënaqet me muzikë dhe alkool në grupe të vogla dhe të mëdha të cilat nuk mbajnë asnjë distancë.

Greqia vijon që të regjistrojë shifra të larta të infektuarish dhe viktimash nga koronavirusi. Në 24 orët e fundit, në vend u regjistruan 3,067 raste pozitive si dhe 91 raste fatale.


Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.