Teuta është hakmarrë për eliminimin nga Kupa e Shqipërisë. Skënderbeu i hoqi pak ditë më parë finalen nga duart, por bregdetarët kanë shlyer gjithçka në kampionat. Madje është një ish-bardhekuq ai që sjell fitore. Goli i Devi Bregut ka mjaftuar që Teuta të dalë me 3 pikët nga fusha dhe të rrëmbejë sërish kreun e renditjes.
Pavarësisht golit të pësuar, skuadra e Memellit, nuk u dorëzua, teksa provoi me të gjitha forcat të barazonte sfidën. Në minutën e 66-të Mara provoi me një gjuatje mjaft të bukur nga goditja e dënimit, por topi u stampua në traversën e portës së mbrojtur nga Frashëri.Me këtë triumf, “djemtë e detit”, Teuta kryeson kampionatin me 52 pikë në 28 ndeshje, ndërkohë që Skënderbeu mban vendin e 9-të me 23 pikë, 3 më pak se Bylisi i vendit të 8-të i cili u ndal sot nga Laci me rezultat 2 me 1.

Vendet e fundit nuk ndryshojnë asgje pasi të 4 skuadrat që luftojnë per mbijetesë jane ndalur dhe nuk kane mundur të marin asnjë pike,me Apoloninë që mbyll renditjen me 17 pikë, ndërsa i parafundit është Skënderbeu me 23 pikë, 3 më pak se Bylisi i vendit të tetë dhe 7 pikë më pak se Kastrioti i vendit të shtatë.
FT: SKËNDERBEU-TEUTA 0-1
Bregu 43′ (p)
90’+5’ Mbyllet ndeshja me fitoren minimale të Teutës.
90’ Jepen 4 minuta shtesë.
84’ Vangjeli harkon në zonë për Mensah, i cili rrëzohet pas kontaktit me Arapin, gjyqtari bën shenjë që loja të vazhdojë.
66’ Goditje dënimi thuajse perfekte e Marës me të majtën, topi kalon murin por përplaset në traversën e portës së Frashërit. Shpëtojnë durrsakët.
63’ Mara harkon për Mensah, por ai nuk arrin të kthejë sferën drejt portës. Në vijimin e aksionit topi shkon te Berisha i cili gjuan nga jashtë zonës, por e fluturon atë shumë larg katërkëndorit.
58’ Bregu bën një tjetër lëvizje diagonale nga e majta derisa gjen hapësirën për të gjuajtur, por tentativa e tij ndalet nga mbrojtësit që evitojnë rrezikun në portën e Dajsinanit.
45’+1’ Mbyllet pjesa e parë më avantazhin e Teutës.
45’ Jepet 1 minutë shtesë.
45’ Bregu shfaqet përsëri rrezikshëm në krahun e majtë, pason në qendër por gjen në kundërkohë Grudën i cili nuk përfiton.
43’ GOOOL Teuta, shënon Bregu me penallti.
18’ Pas shumë minutash qarkullim topi sa në njërën gjysmëfushë në tjetrën, vjen rasti i parë i mirëfiltë i ndeshjes. Një kundërsulm gjen të pavendosur mbrojtjen e Teutës dhe Berisha nga e djathta mund të gjuajë drejt portës. Por sulmuesi nuk ka shënjestrën e duhur për të dërguar topin në rrjetë.
8’ Gjuajtje e fortë nga jashtë zonës e Xhekson pas zhvillimit të një goditje nga këndi, sfera fluturon jo shumë lart mbi traversë.
5’ Ndeshja luhet nën ritmin e Teutës, me Skënderbeun që është i tërhequr në pritje të hapësirave në prapavijën e durrsakëve për të kundërsulmuar.
1’ Nis ndeshja me shkelmimin nga qendra të Skënderbeut.
1′ Ka startuar sfida në Korçë!
FORMACIONET ZYRTARE:
SKËNDERBEU: Dajsinani, Meksi, Vitija, Bajrami, Sadriu, Zguro, Mara, Taipi, Jean Victor, Berisha, Mensah. Trajner: Migen Memelli
TEUTA: Frashëri, Todorovski, Hoxha, Arapi, Xhekson, Aleksi, Daja, E. Vila, L. Vila, Bregu, Gruda. Trajner: Edi Martini.
