Detajet/Greqia i jep fund karantinës shtatë ditore me keto shtete

Autoriteti i Avionit Civil grek ka njoftuar publikun për udhëzimet e reja të fluturimit të brendshëm/ ndërkombëtar sipas të cilit të gjithë vendet që janë anëtar të Bashkimit Evropian, atyre që i përkasin Marrëveshjes së Shengenit, personat që vijnë nga Mbretëria e Bashkuar, SHBA, Emiratet e Bashkuara Arabe, Serbia dhe Izraeli nuk do të kryejnë karantinën 7 –ditore e cila ishte e detyrueshme për shkak të rregullave anti-covid të vëna nga qeveria greke.

Po cfarë duhet të paraqesin personat që vijnë nga këto vende kur të mbërrijnë në tokën greke?

1. Ata duhet të jenë pajisur me test negativ për COVID-19 me metodën PCR brenda 72 orëve të fundit para mbërritjes së tyre në Greqi.

2.Në rast se janë të vaksinuar për COVID-19 duhet të paraqesin çertifikatën e vaksinimit në gjuhën anglize e cila është lëshuar nga një autoritet publik me kusht që të kenë kaluar katërmbëdhjetë ditë nga përfundimi i vaksinimit.

3 Plotësimi i detyrueshëm i Formularit: Këto rregulla  parashikojnë  plotësimin e detyrueshëm të formularit, në adresën e postës elektronike travel.gov.gr , nga të gjithë udhëtarët e fluturimeve ndërkombëtare në Greqi. Është gjithashtu e detyrueshme të plotësohet formularin PLF për pasagjerët e fluturimeve të huaja që janë banorë të përhershëm të Greqisë dhe largohen nga aeroportet e Greqisë.

4. Kufizim të udhëtarëve nga Rusia, vetëm 4000 pasagjerë në javë.

Gjitashtu këto rregulla të reja përcaktojnë që në të gjithë aeroportet greke lejohet vetëm udhëtime thelbësore të cilat përfshijnë çështje shëndetësore, qëllime biznesi, për arsye familjare ( bashkim familjar) dhe për kthim në vendbanimin e përhershëm.

Ndërsa përsa i përket shtetasve të vendeve të treta këto rregulla parashikojnë ndalimin e hyrjes në Greqi.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.