Komiteti Teknik i Ekspertëve vendos që Shqipëria të aplikojë përsëri karantinën e deytureshme, për të gjithë personat që vijnë nga Maqedonia e Veriut dhe nga Greqia, duke qenë se situata në këto vende është e rëndëuar, për shkak të Covid-19 .
Gjithashtu, Komiteti ka marrë dhe një vendim të rëndësishëm për gjimnazistët. Ata tashmë mund të kthehen në klasa dhe të vijojnë mësimin fizik.Mira Rakacolli, sqaroi se kjo masë do të jetë në fuqi deri më 3 maj .
“- Duke filluar nga dita e nesërme të vendoset karantina për personat që vijnë nga Maqedonia dhe Greqia, deri më datë 3 maj.
– Nxënësit e gjimnazeve që kanë qenë në mësim online, mund të fillojnë mësim në klasa”, tha Rakacolli.
Sipas zv.ministres Mira Rakacolli, situata në vendin tonë është në përmirësim, dhe për këtë tha se kanë ndikuar tre elementë të rëndësishëm. “Situata në Shqipëri paraqitet ndjeshëm në përmirësim. Masat kanë qenë në kohën e duhur. Patjetër, dhe nga një bashkëpunim i mirë me qytetarët. Festa e Pashkëve do të sjellë edhe ardhje nga vendet e tjeta. Kujtojmë se vitin e kaluar, në Pashkë u rritën rastet, dhe numri i jetëve. Duke pasur situatën lokale, ku e zë Gjirokastra. Padyshim që ka filluar të ndihet edhe efekti i vaksinimit masiv. Ajo që vihet re në Rajon situata paraqitet ndryshe, ndryshe nga vendi ynë, në fqinjët tanë, në Maqedoninë e Veriut numri rasteve janë shtuar, por edhe i jetëve të humbura, e kjo duket në grafikët e paraqitura. Sfida e komitetit tonë është përmirësimi i indikatorëve. Duke parashikuar faktorët do të merren edhe masat. Mos respektimi nga subjektet elektorale mund të ndikojë në rritjen e rasteve tha Rakacolli .
