Bëri dasmën në ishullin e pasanikëve, këngëtarja Fjolla Morina kërkohet në gjithë botën/ Ja vendimi i Prokurorisë shqiptare

Fjolla Morina është duke jetuar dy jetë në ekstremet e njëra-tjetrës. Nga njëra anë, këngëtarja po jeton e lumtur pranë bashkëshortit të saj, Fisnik Syla, me të cilin organizoi një ceremoni martese në Dubai pak javë më parë, dhe nga ana tjetër vijon të jetë në ndjekje nga policia.


Së fundi, prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Kukës ka bërë kërkesë për shpalljen në kërkim ndërkombëtar për këngëtaren, e cila u dënua më 25 mars nga Gjykata e Shkallës së Parë në Kukës me 6 vjet burgim.

Morina, e cila u largua në fillim të këtij viti nga banesa në Kukës ku qëndronte në arrest shtëpie, ka qenë në kërkim vetëm në Shqipëri. Kërkesa, bashkë me materialin përkatës, është nisur të martën në drejtim të Prokurorisë së Përgjithshme dhe është firmosur nga pro kurori Edmond Karriqi. Prokuroria e Përgjithshme është ajo që vendos nëse kërkesa do të miratohet.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.