Hapet kutia e parë ne Pustec /ja rezultati

Ka nisur zyrtarisht procesi i numërimit të votave, teksa janë hapur kutitë e para në KZAZ-në e Pustecit në Korçë.Në Pustec po numërohen votat e 7 qendrave të votimit nga tre grupe.

Kutia e parë është numëruar në Pustec per fshatin Kallamas dhe rezulatati eshte :PS ka marrë 118 vota, PD merr 114 vota dhe LSI, 17 vota.

Ndërkohë njoftohet se ka përfunduar edhe numërimi i kutisë së dytë në Pustec ne Goricën e Madhe. Konkretisht votat janë ndarë 259 për PS, 110 PD dhe 69 vota kanë shkuar për LSI.

Ndërsa në qendrën e tretë rezultati është: PS me 245 vota, PD me 109 vota dhe LSI me 61.

Në këtë bashki kanë votuar gjithsej 1606 qytetarë nga 4366 gjithsej.Kjo është njësia e parë ku tradicionalisht është e para që hap kutitë e votimit në zgjedhje për shkak të numrit të vogël të qendrave të votimit.

Gjate minutave në vijim pritet të fillojë numërimi edhe në Pogradec, ndërsa raportohet se ka vonesa në fillimin e numërimit në Kolonjë.


Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.