Partia Socialiste ka humbur një tjetër mandat deputeti duke rënë tashmë në rang vendi në 72 deputetë. LSI ka marrë një mandat në qarkun e Durrësit, ndërkohë që PS ka zbritur nga 8 në 7 mandate.Në qarkun e Durrësit mbetet në të njëjtat shifra PD që ka në total 6 mandate deputetësh. Ndërkaq në rang kombëtar demokratët kanë 59 mandate, ndërsa LSI 6 deputetë dhe PSD 3.

