Pamjet/ Flakë dhe tym i zi nga dritarja, apartamenti në Korçë përfshihet nga zjarri

Një apartament është përfshirë nga flakët në Korçë. Zjarri masiv ka rënë në katin e 5 të një pallati dhe siç duket nga pamjet flakët masive kanë përfshirë gjithë apartamentin.

Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm për dëme materiale.

Bëhet me dije se shkak i zjarrit është bërë një rezistencë e lënë ndezur, ndërkohë që zjarrfikësja ka mbërritur në vendngjarje.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur edhe forcat zjarrfikëse për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.