Presidenti Meta: Rikthehem në LSI në 24 korrik 2022

Presidenti Ilir Meta bën me dije se në 24 korrik 2022 do të rikthehet për të marrë kartën e anëtarësisë së LSI

Në një reagim pak minuta më parë, pas deklaratës së kryetares së LSI Monika Kryemadhi, zëdhënësi i Metës Tedi Blushi lajmëron se Presidenti do të jetë në detyrë deri më 22 korrik 22, e pastaj do të rikthehet në LSI për të marrë drejtimin e saj.

Reagimi i Ilir Metës


Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta falenderon Kryetaren e LSI, znj. Monika Kryemadhi për reflektimin e saj lidhur me lënien e mandateve dhe bojkotin e zgjedhjeve vendore, që e mbifuqizuan pushtetin e Kryeministrit dhe i lehtësuan bërjen e shumë ligjeve korruptive me porosi dhe në interes vetëm të oligarkëve dhe blerjes së zgjedhjeve.

Presidenti Meta vlerëson fushatën e ndershme dhe model të LSI dhe sidomos rreth 110 mijë qytetarët, të cilët i rezistuan presionit të mafies, bandave, diskriminimit mediatik, survejimit dhe presioneve policore.

Presidenti Meta shpreh keqardhjen për tjetërsimin masiv të votave, por kjo ishte e pritshme, për më tepër, që nuk u morrën masat e duhura për parandalimin e këtij krimi të rëndë zgjedhor.

Presidenti Meta në respekt të sakrificave për demokracinë, që ka bërë LSI, i njofton të gjithë anëtarët dhe simpatizantët e saj se më 24 korrik 2022 do të rikthehet për të marrë kartën e anëtarësisë së LSI dhe do t’u bashkohet përpjekjeve të të rinjve dhe të rejave për Shqipërinë e Shqiptarëve.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.