Kosta Vangjeli luan sezonin e dytë me Skënderbeun dhe këtë kampionat ka marrë më shumë minuta. Ai është bërë protagonist me dy gola, pikërisht ndaj Bylisit së fundmi dhe në fazën e dytë kundër Kastriotit.
“Ishte një fitore fantastike, e ardhur prej shpirtit të garës dhe dëshirës për të bërë mirë. Kjo u pa qartë te realizimi i dy golave të shpejtë që përmbysën rezultatin. Jemi shumë të kënaqur nga kjo fitore, pasi treguam se kemi shumë cilësi në grup dhe nuk jemi ne ekipi që duhet të biem nga Superiorja këtë sezon.
Nuk ka përfunduar asgjë, pasi duhet të bëjmë më shumë në vijim për të siguruar gjithçka matematikisht”, deklaroi 20-vjeçari për “Panorama Sport”.
Vangjeli luan në krahun e djathtë të mbrojtjes dhe mesfushës./panoramasport/

