Korça ‘pushtohet’ nga turistët për Pashkë

Korça është mbushur këtë fundjavë nga mijëra turiste dhe vizitorë, të cilët kanë zgjedhur këtë qytet për të festuar Pashkën ortodokse por edhe për të pushuar.Në bujtinat dhe hotelet e qytetit rezervimet nisën një muaj më parë ndërsa tani ata thuajse janë plot. Për ata që kanë zgjedhur Korçën ky qytet ofron shumë.Mbrëmjet do të jenë të veçanta këtë fundjavë në Korçë ku pas vizitave në qytetin me histori, tradita dhe kulturë nuk do të mungojnë as aktivitetet e larmishme si një destinacion i veçantë për çlodhjen, festimet por edhe gatimet që ofron,për ta bërë qëndrimin e vizitoreve, argëtues’ dhe të gjallë .


https://twitter.com/korcab/status/1388620189621686272?s=21

Korça është një qytet që të kënaq edhe pse nuk është shumë i madh shprehen turistët të cilët e vizitojnë me nostalgji.

Pavarësisht se sivjet emigrantët mungojnë gjallëria ndjehet në çdo zonë të qytetit

https://twitter.com/korcab/status/1388620066737074180?s=21